Mbyllet pjesa e parë, Prishtina – Ballkani / Skuadra mysafire në epërsi

Skuadra e Ballkanit është duke fituar minimalisht 0:1 ndaj Prishtinës në ndeshjen e javës së 14-të në Superligën e Kosovës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadra mysafire po fiton me rezultatin 0:1 me golin e shënuar nga Tolaj, shkruan Indeksonline
Tolaj shënoi në minutën e 32’të për t’ia dhënë epërsinë kampionëve aktual.