Rama: Për viktimat e dhunës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare për viktimat e dhunës në familje.
Sipas Ramës kjo bëhet në kuadër të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të Kryeqytetit.
‘’Për viktimat e dhunës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare. Këshillime psikosociale, udhëzime ligjore dhe strehim i sigurt – të gjitha ofrohen nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale e kryeqytetit, për një fillim të ri’’, ka shkruar Rama.
Krejt kjo në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”./Indeksonline/