75 Mall Live Search
13:44 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / Z S

Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të vazhdojë, më 17 dhjetor. 

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu. 

Zhvillimi i takimit në dhjetor është paralajmëruar edhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, pak ditë më parë.

Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet e as nëse do të arrihet të zhvillohet një takim tripalësh.


Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve është mbajtur, më 24 tetor./Indeksonline/