75 Mall Live Search
20:33 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / MSH

Dyshohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë (Pamje)

Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Në rrethana të pasqaruara akoma, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur pranë kolegjit privat “Heimerer”.

Burimet fillestare pohojnë se një person ka pësuar lëndime trupore nga ky shpërthim.

Njësitet mjekësore arritën me autoambulancë në vendin e ngjarjes, teksa ato të policisë nisën menjëherë hetimet.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.

Më poshtë pamje: