75 Mall Live Search
08:40 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / L A

Pedri këshillë për Yamalin: I them të mos nxitojë të kthehet nga lëndimi

Mesfushori i Barcelonës, Pedri po tregon formë të lartë këtë sezon.

Pas fitores ndaj Brestit, Pedri këshilloi Lamine Yamal-in, i cili është i lënduar që nga ndeshja kundër Zvezdës, në Beograd.

“I them Lamines, mos u nxito të kthehesh nga lëndimi”. “Gjëja më e keqe është të rikthehet dhe unë e di se për çfarë po flas”, u shpreh Pedri.

Kujtojmë se Barcelona, mbrëmë mposhti Brest në “Montjuic” me rezultat 3-0, duke u ngjitur në pozitën e dytë në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/