Digjet vetura e një personi në Skenderaj

Një zjarrvënie është raportuar dje në policinë e Skenderajt.
Në orët e para të mëngjesit, persona të panjohur kanë depërtuar në oborrin e viktimës, ku kanë djegur veturën e tij.
Veturës dyshohet t’i jetë dhënë flaka me benzinë, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante./IndeksOnline/