Formacioni i mundshëm: Liverpooli – Real Madridi

Sonte zhvillohet një super ndeshje në “Anfield” mes Liverpoolit dhe Real Madridit, e vlefshme për javën e 5-të në Champions League.
Në rrjetet sociale është duke u shfaqur formacioni i mundshëm për dy trajnerët, Carlo Ancelotti dhe Arne Slot, shkruan Indeksonline
Kujtojmë se te Real Madridi së fundmi u konfirmua mungesa e Vinicius Jr-it, kurse te “The Reds” pothuajse të gjithë janë të gatshëm, përveç sulmuesit Jota.
Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00, kurse ky më poshtë është formacioni i mundshëm: