Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e fundit të Arda Guler, turku starton edhe sonte ndaj Liverpoolit

Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Arda Guler pritet të luaj nga minuta e parë në ndeshjen e mbrëmjes kundër Liverpoolit në UEFA Champions League.
Arda Guler luajti në ndeshjen e javës së 14-të në elitën e futbollit spanjoll, ku Real Madrid fitoi 3:0 ndaj Leganesit, shkruan Indeksonline
Turku bëri një asist dhe një super paraqitje.
Kështu, Carlo Ancelotti planifikon të startoj edhe sonte në “Anfield” ndaj Liverpoolit me futbollistin turk.
Ndeshja mes “The Reds” dhe Real Madridit zhvillohet nga ora 21:00.
Kujtojmë që për Real Madridin do të jetë një mungesë e madhe sonte, ai i Vinicius Jr./Indeksonline/
🚨 BREAKING: Arda Güler will START tonight. @JLSanchez78 pic.twitter.com/vwUTaQKixv
— Madrid Zone (@theMadridZone) November 27, 2024