75 Mall Live Search
15:58 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / Z S

Osmani uron Ditën e Forcës

E para e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Forcës.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës.

‘’Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës.Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës’’, ka shkruar Osmani.

Më tutje e para e vendit ka thënë se Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme./Indeksonline/