75 Mall Live Search
23:01 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / S Z

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova është në hapin e dhur sa i përket anëtarësimit në NATO.

Këtë proces sipas Maqedoncit po e pengojnë vendet mos njohëse.

‘’Për anëtarësimin në NATO ne jemi në hapin e duhur, kemi bërë gjitha hapat e nevojshëm. Pengesat dalin normalisht nga shtetet mos njohëse të cilat po hezitojnë ta mbështeisn Kosovën, por në këtë aspekt ne kemi mbështetjen e partnereve tanë kryesor, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar Gjermanisë dhe vendeve të tjera të NATO-së’’, tha Maqedonci në RTV21.