75 Mall Live Search
15:22 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / L A

Ish-lojtari i Bayernit dhe PSG-së drejt MLS

Ish-sulmuesi i Bayernit, Eric Choupo Moting ka gjetur klubin e ri pas ndërprerjes së kontratës me Bayern Munichun.

Sic raporton gazetari gjerman Florian Plettenberg, destinacioni i kamerunasit pritet të jetë MLS, më saktësisht skuadra e Neë York Red Bulls.

Choupo-Moting, do të nënshkruajë kontratë dy-vjecare me skuadrën e MLS, ku gjithashtu ka kryer edhe testet mjekësore.

Choupo-Moting, ka qenë pjesë e skuadrave si Mainz, Schalke, Stoke City, PSG dhe së fundmi te Bayern Munichu./IndeksOnline/