75 Mall Live Search
13:30 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / S Z

Suspendohen për neglizhencë 6 policë, s’reaguan kur u fshi grafiti në “Car Lazar”

Gjashtë policë janë suspenduar për neglizhencë, pasi që dyshohet se edhe pse kanë qenë afër, nuk kanë reaguar kur persona të panjohur kanë fshirë një grafit në sheshin “Car Lazar”, në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë për Indeksonline se policët u suspenduan, pasi që është vërejtur neglizhencë nga policët në trajtimin e rastit.

“Gjashtë policë janë suspenduar për neglizhencë”, ka thënë Elshani.

Grafiti u kushtohej ushtarëve serbë nga beteja e Koshares.