75 Mall Live Search
08:32 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Superliga e basketbollit rikthehet në aksion me derbin prizrenas

Pas pushimit të kombëtareve, Pro Credit Superliga rikthehet në aksion me përballje interesante.

Të shtunën do të zhvillohet derbi i qytetit ndërmjet Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit, i cili pritet të sjell emocione të mëdha në qytetin e Prizrenit.

Basketbollistët e Bashkimit e nisën kampionatin mjaft mirë me shtatë fitore radhazi, por më pas erdhën dy humbje, ku numërojnë shtatë fitore e dy humbje, kurse Proton Cable Prizreni ka dy fitore e shtatë humbje./IndeksOnline/