75 Mall Live Search
10:04 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / L A

Maurizio Sarri tregon arsyen se pse ishte larguar nga Chelsea në 2019

Trajneri italian, Maurizio Sarri ka folur rreth të kaluarës së tij te Chelsea.

Në një intervistë për “Daily Mail”, italiani tregoi edhe arsyen se pse u largua nga “Blutë” e Londrës pas vetëm një sezoni.

“Unë mund të kisha qëndruar te Chelsea”.

“Doja të kthehesha në Itali sepse situata te Chelsea nuk ishte e lehtë. Në atë periudhë Abramovich nuk u lejua të shkonte në Angli. E kam parë vetëm në lojëra jashtë vendit. Kishim disa telefonata por jo shumë shpesh.

“E pyeta Marinën nëse ishte e mundur të kthehesha në Itali dhe Marina kërkoi disa para nga Juventusi për të më liruar”, shpjegoi ai.

“Ata thanë se nëse do të doja të qëndroja në Chelsea ishte e mundur. Por në fund të sezonit me Chelsean ishte një përvojë e mirë dhe kishim rezultate të mira”, u shpreh Sarri.

Sarri, kujtojmë që menaxhoi Chelsean në sezonin 2018-19, ku arriti vendin e 3-të në Premier League, arriti finalen e EFL Cup si dhe fitoi Ligën e Evropës duke mposhtur në finale Arsenalin./IndeksOnline/