75 Mall Live Search
22:19 / E Shtunë, 30 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Vendoset një cisternë me ujë të pijes tek Kalaja në Vushtrri

Nga mungesa e ujit të pijes pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc, një cisternë është vendosur edhe tek Kalaja e qytetit në Vushtrri në mënyrë që qytetarët të furnizohen me ujë të pijes.

“Te Kalaja e qytetit të Vushtrrisë, Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Mitrovica”, njësia në Vushtrri, ka vendosur një cisternë me ujë të pijes përmes së cilës mund të furnizohen qytetarët”, thuhet në njoftim.

Në terren gjendet edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka vizituar cisternën nga e cila po furnizoheshin qytetarët vushtrrias.

Idrizi ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet relevante pas sulmit të mbrëmshëm tek kanali Ibër- Lepenc në Varagë të Zubin Potokut.