Sot mbyllet java e 15-të e Superligës, dy ndeshje interesante

Sot mbyllet java e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje mjaftë interesante, shkruan IndeksOnline.
Në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Vendasit renditen në vendin e tetë me 17 pikë, ndësa bardhekaltërit kanë 22 pikë dhe renditen në vendin e katërt.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Gjilanit dhe Malishevës.
Gjilani renditet e gjashta me 17 pikë, ndërsa Malisheva ndodhet në vendin e tretë me 25 pikë.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/
