75 Mall Live Search
11:20 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / L A

Griezmann i falënderon tifozët e Valladolidit për duartrokitjet ndaj tij

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren ndaj Real Valladolidit.

Griezmann, u duartrokit nga tifozët vendas pasi shënoi golin e tij, dhe për këtë iu falënderua tifozëve të Valladolidit me një postim në “X”.

“Sot doja të falënderoja tifozët e Valladolidit për dashurinë që më dhanë. Më mbushi me lumturi dhe emocion”, u shpreh Griezmann në “X”.

Kujtojmë që Atletico Madridi, mposhti mbrëmë Real Valladolid me rezultat të thellë 0-5./IndeksOnline/