75 Mall Live Search
13:02 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / L A

Juventusi hyn në garë për sulmuesin anglez

Liam Delap po lidhet me një largim nga Ipswich vetëm pak muaj pasi iu bashkua kësaj skuadre.

Pas interesimit të Chelseat dhe Manchester Unitedit për anglezin, në garë ka hyrë edhe skuadra e Juventusit, ku po monitorojnë nga afër anglezin që po tregon formë të lartë me Ipswich këtë sezon.

Manchester City, ka po ashtu edhe opsionin e riblerjes për Delap.

Delap, u transferua këtë verë te Ipswich Town nga Manchester City, ku këtë sezon ka shënuar 6 gola në 14 paraqitje për skuadrën e sapongritur në Premier League./IndeksOnline/