75 Mall Live Search
16:44 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / G T

Nuk ndalet Shpendi, shënon tjetër gol në Serie B

Skuadra e Cesenas është duke humbur 3:2 ndaj Frosinones në ndeshjen e javës së 15-të në Serie B.

Golin e vetëm momentalisht për ekipin mysafir e shënoi sulmuesi shqiptar, Cristian Shpendi, shkruan Indeksonline

Shpendi shënoi në minutën e 38’të. Fillimisht lojtari “kuqezi” gaboi nga penalltia dhe më pas topi u rikthye te ai dhe e çoi pa problem në rrjetën e portierit kundërshtar.

Ky ishte goli i dhjetë në kampionat për Cristian Shpendin në 14 ndeshje të luajtura me fanellën e Cesenas./Indeksonline/