75 Mall Live Search
20:20 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / FR

Musliu-Shoshi: VV-ja po provon ta njollosë figurën e Hashim Thaqit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth arritjeve të ish-presidentit Hashim Thaqi.

Musliu-Shoshi, është shprehur se se të gjithë liderët e LVV-së përfshirë edhe kryeministrin Kurti, janë munduar ta njollosin figurën e Hashim Thaqit.

“Nuk ka më turp se sa prej zyrtarëve më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, që është Albin Kurti deri te militant më i vogël i kësaj Lëvizje që provon me e njollosë figurën e Hashim Thaqit. Hashim Thaqin e ka lartësu historia e cila nuk do të rishkruhet ndonjëher dhe nuk do të përsëritet. Hashim Thaqi më lejoni të ju rikujtoj është çlirimtar, është ndërtues i Institucioneve Demokratike. Ai e ka shpallur pavarësinë e këtij shteti. Hashim Thaqi është ai që ka siguru njohje të Kosovës së lirë dhe sovrane. Hashim Thaqi është ai që e ka kriju ushtrinë dhe e ka shtri në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Ndërsa tutje, deputetja e PDK-së ka thënë se tani Republika e Kosovës është e gatshme vetëm se i’u mungonë guximi për të marë vendime.

“Pra, e keni gjetë të gatshme këtë Republikë dhe sot krejt qa ju mungonë është vetëm guximi për vendime të guximshme dhe ju mungon atdhedashuria për këtë vend për të cilin nuk e keni pas e as nuk do ta keni asnjëherë”, tha Musliu-Shoshi./Indeksonline/