Bellingham qetëson tifozët e Realit: Jam gati për Bilbaon

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Ançeloti shpjegoi se lojtari kishte pësuar një problem në qafë pas goditjes. “Qafa e tij ishte bllokuar dhe ai nuk mund të vazhdonte më”. Por mëngjesin e të hënës, Jude siguroi tifozët e Realit se ai është mirë dhe është gati për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Bilbaos në “San Mamés” nesër në mbrëmje.
Bellingam ishte një nga më të mirët në lojë për Realin, duke zbritur për të marrë topin nga prapa dhe duke lëvizur midis linjave të mbrojtjes së Getafes.
Anglezi e shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Madridi. Ai asistoi gjithashtu Mbappen në golin e dytë të “Los Blancos”.
Lojtari ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar tifozët dhe miqtë që ishin të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore pas goditjes së fortë të marrë në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Getafes. “Faleminderit për të gjitha mesazhet”, është shprehur Bellingam përmes rrjeteve të tij sociale.