Ylli i Milanit mesfushori që ka shënuar më së shumti gola në Evropë

Tijjani Reijnders është padyshim zbulimi më befasues i këtij sezoni futbollistik.
Mesfushori holandez po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Milanit, shkruan IndeksOnline.
Ai aktualisht është mesfushori i cili ka shënuar më së shumti gola në ligat evropiane të futbollit.
Reijnders ka shënuar gjithësejt 9 gola, 7 prej tyre me kuqezinjtë dhe dy me kombëtaren e Holandës.
Aftësia e tij për të gjetur rrjetën është një nga cilësitë e tij përcaktuese, por ajo që e bën atë edhe më të vlefshëm është aftësia e tij për të kontribuar në lojën sulmuese në një mënyrë gjithëpërfshirëse.
Përveq golave, Reijinders po ashtu ka bërë edhe 4 asitime, duke qënë mesfoshori i parë me më shumë pjesëmarrje në gola, gjithsejt 13./IndeksOnline/