Ballkani nuk humb kohë, gjen zëvendësuesin e Pollozhanit

Ditën e sotme, skuadra e Ballkanit ka njoftuar se trajneri Altin pollozhani ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Dorëheqja e tij vie pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, ku sot Ballkani pësoi humbje nga Rilindja’ 1974, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton ”Top Chanel”, Ballkani ka gjetur tashmë trajnerin e ri.
Zëvendësues i Altin Pollozhanit pritet të jetë tekniku shqiptar, Orges Shehu.
Ish-portieri i kombëtares kuq e zi, tashmë ka përvoj edhe si trajner, duke qënë pjesë e skuadra shqiptare, Tirana, Skënderbeu, Kukësi e Partizani.
Zyrtarizimi i Shehut te Ballkani pritet të ndodh gjatë javës së ardhshme./IndeksOnline/