Ish-deputeti i PDK-së ia uron fitoren Albin Kurtit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Mustafa e ka quajtur procesin zgjedhor të VV-së, si zgjedhjet më demokratike partiake deri më tani në Kosovë, përcjellë Indeksonline.
Ish-komandanti i UÇK-së i ka uruar Kurtit një fillim të mbarë.
“Fillim i mbarë! Zgjedhjet për kryetar të VV, ishin zgjedhjet më demokratike të provuara deri më tani për partitë që veprojnë në vendin tonë. Urime Kryetar!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/