75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / FR

Vidhen 4 ditarë të shkollës në Jabllanicë të Pejës, kamerat e sigurisë kapin gjithçka

Në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës është raportuar një rast i vjedhjes, të mërkurën.

Drejtori i shkollës në atë fshat ka njoftuar në polici se gjatë natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës.

Më pas i dyshuari kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion.

Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës.

“Fsh. Jabllanicë e Vogël, Pejë  04.12.2024-02:03. Ankuesi mashkull kosovar, drejtori i  shkollës, ka njoftuar se gjate natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion. Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës. Rasti po hetohet nga policia”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.