75 Mall Live Search
13:39 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / S Z

Trumpi zgjedh Jared Isaacmanin për të drejtuar NASA-n

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar Jared Isaacmanin, miliarderin dhe aleatin e Elon Muskut për të drejtuar NASA-n.

Isaacman, drejtor ekzekutiv i Shift4 Payments dhe astronaut privat, ka fluturuar dy herë në hapësirë me SpaceX.

Ai do të drejtojë agjencinë me një buxhet prej 25 miliardë dollarësh, duke u fokusuar në kthimin e njeriut në Hënë përmes programit Artemis.

Isaacman, pa përvojë politike, është klient kryesor i SpaceX-it.