75 Mall Live Search
23:27 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Swanseas me koment epik: Liverpooli është si Formula 1…

Skuadra e Swansea Cityt ka mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Liverpoolit.

Në xhiron e 24-të, klubi nga Uellsi ia shkaktoi humbjen Liverpoolit vetëm një javë pasi këta të fundit mposhtën Manchester Cityn, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Swansit, Carlos Carvalhal pas ndeshjes ka dhënë një koment epik për klubin e Jurgen Kloppit.

“Liverpooli është një skuadër e madhe. Ata janë si Formula 1, por nëse vozit me Formula 1 në Londër në trafikun rreth orës 4pm, atëherë ju nuk do të jeni të shpejtë”, ka thënë Carlos.

Me këtë fitore Swansea mbetët ende në pozitën e fundit me 20 pikë, kurse Liverpooli në të katërtin me 47 pikë./IndeksOnline/