19:05 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Van Dijk prezantohet me fanellë të Liverpoolit (Foto)

Skuadra e Liverpoolit ka zyrtarizuar blerjen e Virgil van Dijk, shkruan IndeksOnline.

Përmes rrjeteve sociale “The Reds” ka konfirmuar blerjen e mbrojtësit të Southamptonit.

Thuhet se ana e Jurgen Klopp ka paguar shumën marramendëse, afër 75 milionë funta.

Tifozët e Liverpoolit do të jenë tejet të gëzuar kur ta shohin Van Dijkun me fanellë të klubit anglez./IndeksOnline/