75 Mall Live Search
10:52 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / G T

“Është sikur Lamine Yamali”, legjenda Ronaldo për Estevaon-in: Do bëhet yll i madh

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo ka folur për talentin e Palmeirasit, Willian Estevao.

Ronaldo mendon se Estevao është sikur lojtari i Barcelonës, Lamine Yamali, shkruan Indeksonline

“Estevao është si Lamine Yamali.”

“Është shumë premtues dhe vetëm 17-vjeç.

“Mendoj se do të luajë për Palmeirasin në Kupën e Botës për Klube dhe më pas do t’i bashkohet Chelseat”, u shpreh Ronaldo.

Futbollisti 17-vjeçar do t’i bashkohet bluve të Londrës në vitin 2025, pasi kjo e fundit ka paguar vite më parë klauzolën prej 35 milionë eurosh./Indeksonline/