75 Mall Live Search
23:44 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / G T

Për herë të dytë, Thomas Bach viziton Kosovën

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, për herë të dytë do të vizitojë vendin tonë.

Vizita e të parit të sportit në botë bëhet me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në IOC.

Bach arrin nesër (e diel) në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërsa të hënën do të dalë para mediave, në konferencën që organizohet në Hotel Swiss Diamond, në ora 12:30.