Sot dy ndeshje interesante, vëmendja te ”El Clasico” i basketbollit kosovar

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar, të vlefshme për javën e 11-të të Superligës.
Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen mes dy rivaleve të vjetër, Prishtinës dhe Trepçës, e cila zhvillohet në ”Pallatin e Rinisë”, nga ora 19:00, shkruan IndeksOnline.
Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e tri humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ tetë fitore e dy humbje.
Ndeshja tjetër zhvillohet mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit.
Prizrenasit kanë dy fitore e tetë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore e gjashtë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00./IndeksOnline/
