75 Mall Live Search
12:21 / E Diele, 08 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Nuk kanë fund problemet për Realin, konfirmohet lëndimi i Mendyt

Real Madrid ka pasur një numër të madh lëndimesh këtë sezon.

Së fundi lëndim ka pësuar edhe mbrojtësi Ferland Mendy, shkruan IndeksOnline.

Sipas informacioneve të klubit, Mendy është diagnostifikuar me një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë.

Nuk dihet ende se sa kohë do të jetë jashtë fushave 29-vjeçari francez.

”Pas analizave që i janë bërë sot lojtarit tonë Ferland Mendy nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në kuadricepsin e djathtë.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/