Katy Perry në tapetin e kuq, del pa sytjena

Këngëtarja Katy Perry u pa me një fustan argjendi joshës, me shkëlqim, ndërsa pozoi në tapetin e kuq në Capital Jingle Bell Ball.
Këngëtarja pozoi pa sytjena teksa po përgatitej të performonte në O2 Arena të Londrës në natën e dytë të Krishtlindjeve, transmeton Indeksonline.

Katy shfaqi linjat e saj në fustan, ndërsa flokët i kishte të lëshuara. Veshjen e kishte kompletuar me këpucë me taka të larta.
Për performancën, kishte veshur një bluzë të kuqe dhe një fund mini. Ajo e kombinoi dukjen me çizme me lesh deri te gjuri dhe çorape./Indeksonline/
