75 Mall Live Search
16:48 / E Martë, 10 Dhjetor 2024 / Z S

Tërnava pret në takim lamtumirës Hovenierin, ia jep një dhuratë me motive fetare

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim lamtumirës, ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të BIK-ut, Tërnava e ka falënderuar ambasadorin dhe Amerikën për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën.

Ai tha se shqiptarët në përgjithësi, por populli i Kosovës në veçanti, gjithnjë do të jenë falënderues dhe mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për atë çfarë kanë bërë për Kosovën.

Myftiu Tërnava në fund të këtij takimi i uroi ambasadorit Hovenier shëndet dhe mbarësi në jetën e tij, si dhe i dhuroi një dhuratë me motive nga trashëgimia jonë e çmuar fetare./Indeksonline/