75 Mall Live Search
09:59 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / k.v

Mosmarrëveshja përfundon me të shtëna arme, pranga të dyshuarit

Është arrestuar një person në Stanofc të Vushtrrisë për shkak se pas një mosmarrëveshjeje me që kishte me ankuesin, kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/