Milani shënon në ”frymën e fundit” ndaj Crvena Zvezdas, merr fitoren e katërt radhazi

Milani e ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Ligën e Kampionëve.
Kuqezinjtë mposhtën në ”San Siro” Crvena Zvezdan, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Rafael Leao i dha epërsin Milanit në minutën e 42-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.
Nemanja Radonjic barazoi shifrat në minutën e 67-të.
Fitoren shtatë herë kampionit evropian ia siguroi Tammy Abraham, me golin e shënuar në minutën e 87-të.
Milan ka 12 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Crvena Zvezda 3 pikë./IndeksOnline/