Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme në Champions

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Kampionëve.
Sonte janë zhvilluar nëntë ndeshje, ku janë shënuar 34 gola, shkruan IndeksOnline.
Kryendeshja e mbrëmjes ishte ajo mes Borusia Dortmundit dhe Barcelonës, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës katalanase, me rezultat 2-3.
Tjetër ndeshje interesante ishte edhe ajo me Juventusit dhe Manchester Cityt, e cila përfundoi me fitoren e ”Zonjës së vjetër”, me rezultat 2-0.
Fitore sonte shënuan edhe Milani, Arsenali, Atletiko Madrid dhe Lille.
Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme./IndekOnline/
