75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / mp

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thërrasin konferencë për media – lidhet me kontrabandën

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me atë të Shqipërisë, sot do të organizojnë një konferencë të përbashkët për media.

Sipas njoftimit, konferenca i dedikohet një operacioni të përbashkët në luftën ndaj kontrabandës/trafikimit me armë.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit e Shqipërisë, të cilët do të ndajnë informacione rreth bashkëpunimit dhe operacionit të përbashkët policor.