75 Mall Live Search
11:58 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / mp

Kurti pritet me nderime të larta nga Plenkoviq

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me nderime të larta shtetërore.

Të dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim të përbashkët, teksa pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentëshoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni. /RTK/