Hajdar Beqa e mobilizon Gjakovën për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i degës së PDK-së po ashtu edhe kandidati për deputet, Hajdar Beqa ka mbajtur mbledhjen e shtabit zgjedhor të degës.
Në këtë mbledhje u analizua situata aktuale, progresi i bërë deri më tani dhe hapat që duhen ndërmarrë në vijim për të siguruar suksesin në fushatë
”Sot u mbajt mbledhja e shtabit zgjedhor të degës, ku u diskutuan çështje të rëndësishme në kuadër të organizimit dhe menaxhimit të procesit zgjedhor. Në mbledhje u analizua situata aktuale, progresi i bërë deri më tani dhe hapat që duhen ndërmarrë në vijim për të siguruar suksesin në fushatë, e rrjedhimisht edhe fitoren e madhe me 9 shkurt 2025.” ka shkruar ai.
Tutje Beqa ka thënë se angazhimi dhe përkushtimi i secilit anëtar te partisë deri në ditën e fundit, është çelësi i suksesit.
Postimi i plotë: