Dy të lënduar nga rrokullisja e makinës në ‘Off Road’, Policia jep detaje

Grupi ”Of Road Kosova” sot ka mbajtur një garë me vetura 4X4, qytetin e Shtimes.
Por jo gjithçka ka shkuar në rregull, pasi një vetur është rrokullisur duke rrezikuar edhe shikuesit.
E lidhur me këtë rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli për IndeksOnline ka dhënë detaje.
Ai ka thënë se si pasojë e rrokullisjes së veturës, dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime trupre, të cilët janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe janë liruar.
Ndërsa Policia e stacionit në Shtime, është duke u marr me rastin.
”Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:25 kemi pranuar një informatë se gjatë garës me vetura në garën” Off Road” në Shtime, dy persona ( shoferi 35 vjeç dhe pasagjeri 23 vjeç) meshkuj, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe janë liruar. Policia e stacionit në Shtime është duke trajtuar rastin.” tha Veseli për IndeksOnline.