75 Mall Live Search
20:10 / E Diele, 15 Dhjetor 2024 / FR

Vetaksidenti me fatalitet në Klinë, policia: Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, automjeti ra në humnerë

IndeksOnline ditën e sotme raportoj për një vetaksident me fatalitet në Klinë, ku një 22-vjeçar, humbi jetën në Volljakë të Klinës.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se viktima është, Arianit Gashi.

Policia ka dhënë detaje se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Ndërsa në njoftim të policisë bëhet e ditur se vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjes, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa pasagjeri ka pёsuar lëndime trupore.

“Ju informojmë se me datë 15 dhjetor 2024, rreth orës 12:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakё-Klinё. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Klinё-Gjakovё, me tё arritur ne fshatin Volljakё-Klinё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe bie nё humnerё.

Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa pasagjeri ka pёsuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

IndeksOnline sigurojë video nga vendi i ngjarjes, ku zjarrëfikësit dhe policia, po mundoheshin ta nxjerrin trupin e të ndjerit nga vetura, i cili kishte mbetur aty për rreth 15 orë.