75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / L A

Amorim me fjalë të mëdha për Diallon

Manchester Unitedi ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt.

Amad Diallo, ishte ai që i dha fitoren “djajve të kuq” në fund të kësaj ndeshjeje dhe Amorim nuk kurseu fjalët e mira për të.

“Ai është kaq i mirë, kaq i përulur. Por le të qëndrojmë të qetë me Amadin, rrimë të qetë”. “Ten Hag dhe Van Nistelrooy bënë një punë të shkëlqyer me të, ne vazhdojmë kështu. Me të vërtetë e rëndësishme”, u shpreh Amorim.

Ndeshja derbi mes Cityt dhe Unitedit u mbyll me rezultat 1-2 në “Etihad”./IndeksOnline/