75 Mall Live Search
12:01 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / Z S

Policia po e kërkon këtë person për falsifikim të parave

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi.

Arsyeja është për faktin se i njëjti kërkohet për veprën penale ‘’falsifikim i parave’’.

Sipas njoftimi të policisë, ngjarja ka ndodhur, më 11 prill të këtij viti në rrugën “Wiliam Woker”  në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./Indeksonline/