75 Mall Live Search
14:23 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / Z S

Shtiu me armë zjarri, 68- vjeçari dërgohet në stacion policor

Gjatë ditës së sotme policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Mollopolc të Shtimes një person kishte shtënë në ajër me armë zjarri.

Lidhur me këtë hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M. I (M/K), i moshës 68-vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime.

I dyshuari ka pranuar se më 14.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit , të cilën më pas e ka dorëzuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale./Indeksonline/