75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / L A

Ronaldo zyrtarisht kandidat për president të Federatës braziliane të Futbollit

Ish-sulmuesi legjendar, Ronaldo ka zyrtarizuar kandidaturën për të parin e futbollit në Brazil.

Fenomeni, me një njoftim zyrtar tregoi vendimin e tij dhe synimin për të ndryshuar futbollin brazilian.

“Unë kam qindra motive, por më e madhja është që futbolli brazilian të respektohet sërish në mbarë botën”, u shpreh Ronaldo.

Ronaldo, gjithashtu është edhe president i skuadrës së La ligës, Real Valladolid.

Gjatë karrierës së tij si futbollist kishte luajtur për skuadra si Cruzeiro, PSV, Barcelona, Inter, Real Madrid, Milan dhe Corinthians.

Ai po ashtu është fitues i dy kupave të botës në vitin 1994 dhe 2002, ndërsa u shpall edhe nënkampion në vitin 1998./IndeksOnline/