75 Mall Live Search
14:26 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / Z S

Bajrami: Katër vjet qeverisjeje, 12 miliardë euro të shpenzuara, ZERO rezultate

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se qeveria për katër vjet ka shpenzuar 12 miliardë euro ndërsa rezultatet janë zero.

”Katër vjet qeverisjeje, 12 miliardë euro të shpenzuara, ZERO rezultate”, ka shkruar Bajrami.

Po ashtu Bajrami u shpreh se sondazhet e porositura edhe mund t’ju nxjerrin ”fitues” siç ju nxirrnin një natë para zgjedhjeve lokale, por qytetarët e vendit e kanë jetuar të vërtetën, atë nuk e ndryshon asnjë sondazh.

”Sot pyetjet e qytetarëve dhe jo vetëm të atyre që ju mbështetën me 14 shkurt të vitit 2021, por edhe të të gjithë të tjerëve që paguajnë tatime e taksa në buxhetin e Republikës së Kosovës janë se çka ndodhi me premtimet dhe zotimet tuaja mbi bazën e të cilave ju fituat votat në zgjedhjet e kaluara?”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami thotë se VV-ja ka premtuar çerdhe, banesa për çifte, por ato nuk janë realizuar.

”Gjatë katër vjetëve mandat qeverisës të LVV-së ka ndodhë e kundërta e asaj çka është premtu, fiks e kundërta: çerdhet nuk janë ndërtu, as shtepitë për të moshuarit, as 4000 mijë banesat për qiftet e reja, çmimi i rrymës është dyfishu, janë dyfishu çmimet e artikujve ushqimor, deri me sot nuk është përfundu asnjë projekt i madh infrastrukuror, as ato që në fillim të mandatit të tyre kanë qënë në gjysmë, ka ikje masive të fuqisë puntore, është shkelë Kushtetuta mbi dhjetë herë, ndërsa arsimi po rrënohet, nuk ka integrime euroatlantike, kem i hyrë në vitin e dytë nën sanksione të Bashkësisë Evropiane, asnjë njohje, asnjë antarësim, ka korrupcion dhe nepotizëm në secilin institucion”, ka shkruar ajo.

Qytetarët nuk harrojnë 4 vjetët e humbur nuk i gënjeni dot me sondazhe, u shpreh në fund deputetja e LDK-së./Indeksonline/