75 Mall Live Search
22:16 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / MSH

Njësite të policisë dhe alarme në Rrugën B, dyshohet për një person të armatosur

Njësite të shtuara të Policisë së Kosovës janë hasur sonte në Rrugën B, në Prishtinë.

Policia ka ndezur alarmet, teksa burimet fillestare pohojnë se bëhet fjalë për një ndalim të një qytetari.

Sipas burimeve, një person ka ekspozuar armën që posedonte, teksa bashkë me një grup njerëzish ka hyrë në njërin nga lokalet që gjenden në këtë rrugë.

Policia ka nisur kontrollet me të marrë informatën.

IndeksOnline ka kontaktuar drejtorinë rajonale të policisë për rajonin e Prishtinës dhe do t’iu mbajë të informuar për rastin.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: