“Veç vepra”, përkrahje e madhe për Nismën në Jezerc të Ferizajt

Xhevahire Izmaku ka publikuar pamje nga takimi që mbajti Nisma mbrëmë në Jerzerc të Ferizajt.
Partia e Fatmir Limaj ka marrë përkrahje të madhe atje. 9-shi i listës AAK-Nisma, Izmaku ka thënë se qytetarët e Ferizajt janë rreshtuar fuqishëm rreth Nismas.
“Në Jezerc të Ferizajt morëm mbështetje të jashtëzakonshme për NISMA-n Socialdemokrate!
Qytetarët e Ferizajt janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA-së dhe listës sonë për një Kosovë fituese, që është veç VEPRA!
Sot, më shumë se dje, jemi bashkuar për të mirën e Kosovës, duke u zotuar se zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, siguria dhe pavarësimi energjetik janë detyrë jona në mandatin e ardhshëm.
Suksese Burim, Agnesa, suksese i nderuar Besnik A. Berisha!
Na priftë e mbara bashkë!
Ismail Sejdiu ju lumtë për organizimin ty dhe ekipit tuaj”, shkruan Izmaku në Facebook./Indeksonline/