75 Mall Live Search
11:07 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / G T

Votat e Gjimshitit dhe Sylvinhos për trajnerin e vitit në FIFA

Carlo Ancelotti u shpall trajneri i vitit nga FIFA, pasi kishte një sezon të mirë me Real Madridin.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti dhe trajneri, Sylvinho votuan për më të mirët, shkruan Indeksonline

Gjimshiti i dha pikë maksimale trajnerit të Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, kurse në vendin dy dhe tre i rënditi trajnerët: Carlo Ancelotti dhe Luis de la Fuente.

Kurse trajneri brazilian i fanellës “kuqezi”, Sylvinho pikët maksimale i dha për trajnerin Carlo Ancelotti.

Në pozitën dy dhe tre, i vendosi trajnerët: Luis de la Fuente dhe Xabi Alonso./Indeksonline/